Premtoi largimin, Presidenca: Nuk ka dorëheqje, Shqipëria e di si ka fituar Babloku

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish këtë të mërkurë në lidhje me paralajmërimin për tu dorëhequr nëse Partia Socialiste do të fitonte 71 mandate.

Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i cili shprehet se “e gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje”, duke shtuar se “nuk ka dorëhqeje”.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!
Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE! “, shkruan Blushi.

Loading...