Preng Gjini ka humbur dy gjymtyrët, identifikohet italiani i pl agosur

Preng Gjini është shënjestra e atentatit të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku makinës me të cilën ai po udhëtonte iu vendos lëndë plasëse.

Së fundmi mësohet nga spitali i Traumës se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.
Sipas burimeve raportohet se Gjini ka humbur dy gjymtyrët, ndërsa për shtetasin italian, i cili mbeti i plagosur rastësisht bëhet me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën . Italiani është identifikuar si Silvano Barbadoni dhe ishte në ure kur ndodhi shperthimi i telekomanduar.

Loading...