Presidenca solidarizohet me viktimat e dhunës, ‘vishet’ portokalli

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, ku mes të tjerash ka vendosur “të veshë” me portokalli institucionin e Presidencës, duke u solidarizuar me këtë kauzë të rëndësishme.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit thekson se pandemia e Covid-19 ka ndikuar akoma më shumë në rritjen e rrezikut të dhunës, veçanërisht të dhunës në familje për gratë dhe vajzat, duke treguar se për disa prej tyre as shtëpia nuk është vend i sigurtë.
Mesazhi i Metës:
Në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është e domosdoshme për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë në shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e këtij fenomeni.

Pandemia COVID-19 ka ndikuar akoma më shumë në rritjen e rrezikut të dhunës, veçanërisht të dhunës në familje për gratë dhe vajzat, duke treguar se për disa prej tyre as shtëpia nuk është vend i sigurtë.

Ndryshimi, për të eleminuar dhunën ndaj tyre, është i mundur të bëhet duke evidentuar dhe dënuar dhunuesit, duke siguruar mbështetje dhe struktura të sigurta për gratë dhe vajzat e dhunuara, duke forcuar dhe zbatuar ligjet ndaj dhunuesve, si dhe duke adresuar dhe luftuar shkaqet e dhunës.

Me rastin e kësaj Dite, Institucioni i Presidencës ju bashkua sot fushatës “Ngjyrosni Botën Portokalli” duke u solidarizuar me këtë kauzë të rëndësishme.

Loading...