I ftuar në studionin e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Meta u pyet nga Blendi Fevziu se çfarë do të ndodhë më 2 Mars.
“Unë çështjen tani e kam çuar tek populli. Në qoftë se qytetarët shqiptarë mendojnë që duke pritur do vijë ndonjë mrekulli, unë jam i bindur që populli shqiptar e ka të qartë që tani është një betejë finale për të mbrojtur Republikën dhe për të rivendosur rendin kushtetues. Do të ndodh manifestim më i mrekullueshëm për liri, demokraci dhe për t’ja kthyer fuqinë sovranit”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.
Pasditen e 2 Marsit, Presidenti Ilir Meta ka ftuar qytetarët në një manifestim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
I ftuar sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i shtetit u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion, atëherë kjo do të ndodhë.
Presidenti thotë se nëse nuk funksionojnë institucionet dhe SPAK atëherë do të ketë revolucion.
Presidenti Ilir Meta: Në qoftë se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Në qoftë se nuk funksionojnë institucionet, në qoftë se nuk funksionon SPAK-u, revolucion do vejë kjo punë.
Blendi Fevziu: Çfarë revolucioni?
Presidenti Ilir Meta: Revolucion zbatimin e ligjit! Revolucion zbatimin e Kushtetutës!
Mentor Kikia: Çfarë prisni ju nga qytetarët? Çfarë do bëjnë njerëzit?
Presidenti Ilir Meta: T’i lëmë disa gjëra për 2 Marsin.
Andi Tela: Ata do të vijnë për Presidentin…
Presidenti Ilir Meta: Jo nuk do të vijnë për Presidentin. Ata do të vijnë aty për veten e tyre.