Presidenti kroat jep lajmin e madh për integrimin e Kosovës në BE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka propozuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Deklarata e tij erdhi pasi Parlamenti Europian miratoi rezolutën duke i dhënë Ukrainës statusin kandidat për anëtarësim në BE.

Sipas tij, duhet të bëhet gjithçka që të parandalohet kriza e nisur në Ukrainë, në mënyrë që të mos zgjerohet në Ballkanin Perëndimor.

“Është interes strategjik dhe kombëtar i Kroacisë që shtetet në Evropën juglindore, që kanë deklaruar dhe kanë dëshmuar gatishmërinë dhe qëllimin që t’i bashkohen BE-së, të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian sa më shpejt që është e mundshme.

Prandaj, presidenti Milanoviq u ka propozuar iniciatorëve të letrës së hapur që statusi i kandidatit për pranim në BE të kërkohet për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën dhe që BE, pas premtimeve të përsëritura, menjëherë të nisë negociatat për pranim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, që tashmë kanë statusin e kandidatit. Gjithashtu, negociatat me Malin e Zi duhet të shpejtohen”, thuhet në deklaratën e Presidencës kroate.

Loading...