Presidenti Meta dhe Basha urojnë Florian Markun për fitoren: Bravo shqipe!

Boksieri Florian Marku ka arritur një sukses historik ditën e sotme, pasi ka arritur të shpallet Kampion Bote për peshat e mesme në IBFI.

Marku fitoi titullin ndaj ukrainasit Maxim Prodan, duke e mposhtur këtë të fundit pas vendimit të gjyqtarëve.

Ndërkohë, kanë ardhur edhe urimet e para nga politikanët shqiptarë, ku Presidenti Meta dhe kryedemokrati Basha urojnë Markun për triumfin historik.

“Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBFI! Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin”, shkruan Meta.

“Triumf i jashtëzakonshëm i Florian Markut, që sot u ngjit në maja botërore!

Bravo shqipe”, shkruan Basha.

Loading...