Presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka dekretuar Sandër Lleshin, kandidat për postin e Ministrit të Brendshëm.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të Presidencës e cila jep edhe arsyen e mos dekretimit.

Në një reagim të shkurtër, zyra e shtypit te Presidencës shkruan: “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”.

Të shtunën më 27 tetor, Kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte emëruar pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm./atsh

Loading...