Presidenti Ilir Meta ka uruar Ditën e Rinisë përmes një videoje në Facbook ku shihet duke bërë vrap në orët e para të mëngjesit në pyll.
Ai shkruan Lavdi Rinisë Studentore bashkangjitur me dy gishtat lart.
Postimi i plotë:
Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore! ✌️🇦🇱
Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Loading...