Presidenti nuk terhiqet!
Nuk e njeh rezolutën që u votua një orë më parë në Parlament për rrëzimin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve.
Përmes një deklarate për mediat, Bledar Dervishaj, Këshilltari Ligjor i Presidentit deklaroi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë një dekret presidencial dhe jo Parlamenti.
Në këto kushte tha ai, Presidenti i Republikës fton parlamentin dhe partitë politike të reflektojnë sepse dekreti për të shtyrë zgjedhjet është i pakthyeshëm.
Deklarata e këshilltarit të Presidentit Meta:
“Presidenti vlerëson se retorika e sotme në Parlament nuk i shpërben as paqes dhe as zgjidhjes së krizës.
Ai thekson edhe një herë se dekreti i presidentit për shfuqizimit për dekretin te dates se zgjedhjeve, është akt i marrë në mbështetje me dispozitat kushtetuese. Ky akt është marrë bazuar tërësisht argumente kushtetues, është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.
Askush veç Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta vlerësojë kushtetutshmërinë apo antikushtetutshmërisë e dekretit.
Presidenti ripërsërit edhe një herë vendimin e tij, se është marrë me përgjegjshmëri të plotë, për të shmangur një konflikt destabilizues, me pasoja për jetën e qytetarëve.
Presidenti i siguron shqiptarët se ata do të votojnë përtej 30 qershorit, në një datë sa më të afër dhe në një situatë sa më të qetë. Për caktimin e kësaj date prej ditës së djeshme ai ka nisur takimet me palët”.