Presidenti i Kovës Hashim Thaçi i cili para pak ditësh u ak uzua nga Gjykata Speciale për kr ime e supozuara të lu ftës ka bërë me dije se konferenca e njoftuar për sot do të shtyhet.
Akoma nuk ka ndonjë shpjegim për shtyrjen, por vetëm është njoftuar nga presidenca që kjo deklaratë publike do të bëhet nesër në orën 20:00.
Akuzat ndaj Thaçit erdhën në kohën që ai kishte marrë avionin për t’u nisur për në SHBA ku kishte një takim në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me dialogun me Serbinë.
Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.