Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të një turi dy ditor në vendin tonë me ftesë të homologut të saj Bajram Begaj, është ndalur sot në Berat ku ka marrë dhe titullin “Patron i Kalasë”.
Titullin më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteve të shquara, Vjosa Osmanit ja ka dorëzuar kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo.
Gjatë vizitës së saj në Berat, Vjosa Osmani shoqërohej nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani është takuar me homologun e saj, Bajram Begajn, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.
Loading...