Princesha e Dubait bëhet e gjallë pas kaq kohësh, fotoja që po bën lëmsh rrjetet sociale

Një fotografi e postuar këtë javë në dy llogari publike në Instagram synon të tregojë Princeshën Latifa, vajza e sundimtarit të Dubai, e cila nuk është parë apo dëgjuar prej muajsh.

Në mes të shkurtit, BBC transmetoi një dëshmi të fshehtë video prej saj, në të cilën ajo tha se po mbahej si peng dhe kishte frikë për jetën e saj.
Sot BBC raporton se nuk është në gjendje të verifikojë foton dhe asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë. Megjithatë një mik i Latifa konfirmoi se personi në foto është princesha.

Në një deklaratë, David Haigh, bashkëthemelues i grupit të fushatës Free Latifa, tha: “Ne konfirmojmë që ka pasur disa zhvillime potencialisht të rëndësishme dhe pozitive në fushatë. Ne nuk kemi ndërmend të komentojmë më tej në këtë fazë, një deklaratë të mëtejshme do të jepet në kohën e duhur “.

Loading...