Prindër dhe fëmijë në protestë, kërkojnë hapjen e kopshtit

Dhjetra prindër dhe fëmijë dolën të enjten paradite në protestë para Kryeministrisë për të kundërshtuar mbylljen e kopshtit “Zybeide Hanëm”, pjesë e Turgut Ozal.

Prindërit e kanë cilësuar vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljenv e kopshtit të padrejtë dhe kërkuan nga ministrja e Arsimit Evis Kushi rishikimin e tij.

Ata u shprehën se nuk do të ndalen së protestuari deri në arritjen e qëllimit të tyre.

Prindërit kishin marrë me vete dhe pankarta dhe fëmijët e tyre të moshave 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti.

Ndërkohë në bulevard u vendosën dhe tavolina dhe mjete të tjera për vogëlushët, si lapsa e ngjyra. Pamje të trishta këto pasi fëmijët sot do duhet të ishin në kopësht dhe jo në rrugë!/Shqiperiaime

Loading...