‘Prindër merruni më shumë me fëmijët tuaj, hyni në jetën e tyre qoft edhe fshehurazi pasi jeta dhe rritja e tyre është në rrezik’/ Nga Anila Ahmataj

Prindër…

Prindër meruni më shumë me fëmijët tuaj, kushtojuni atyre vëmendjen e kundërshtuar nga vet ata, hyni në jetën e tyre qoft edhe fshehurazi pasi jeta dhe rritja e tyre është në rrezik.
Prindër nuk ishim të këqij kur prindrit tanë na shoqëronin deri në ambientet e bangës, nuk ishim të poshtëruar kur në klasat tona bëheshin mbledhje dhe për gabimet tona ne vuanim dënimin përpara mësuesit dhe gjithë klasës.
Brezi i prindërve tanë shkëlqente në shpirt edhe pse në trupin e tyre ishin të veshur me rroba të grisura por të “handruara” (riparuara) nga ku shkelqenin rrezet e diellit. Nënat tona nuk kishin as detergjent e as sapun por uji i pastër dhe duart e arta të tyre ngrohnin zemrat e familjes.Tryezat e prindërve tanë nuk kishin as mbulesa të kuqe e as lluksin e karrigeve, por sofra prej druri që mbanin aromën e pishës dhe drurëve të pyllit.
Në mesin e tryezës nuk qëndronin lule e as peceta por një ibrik me ujë burimi nga ku jashtë tij vargëzonin pikzat dhe bulzat e ujit të ftohtë e të freskët. Që nga jashtë vinin zërat e fëmijūëve të lagjes dhe thirrjet e gjysheve për tu mbledhur të gjithë rreth sofrës.
Prindër sot jetojmë në botën e shthurur të lluksit, të transformimit që rrezikon humbjen e gjithckaje që na kanë trashëguar prindrit dhe gjyshrit tanë.
Kushtojuni vëmendje fëmijëve për të mos jetuar ne botën e ngjyrës së bardhë dhe ndjesisë së errësirrës.
Brezat që po vijnë po shkojnë drejtë humbëtirës dhe po humbasin gjithcka të trashëguar.

Anila Ahmataj

Loading...