Ky është Taulant Pasho djali i çiftit nga Vlora gjetur të masakruar në Itali pak ditë më parë ku prej 2015-ës janë shpallur të zhdukur.
Taulant Pasho edhe pse s’kishte asnjë kontakt me prindërit prej 2015-ës duket krejt i pa shqetësuar teksa shijon ujërat e detit Jon në Vlorë në shoqërinë e miqve në motor uji në 12 gusht 2017 sipas postimit të tij.
Por në të njëjtën periudhë ai rezulton e ishte në kërkim nga policia italiane pasi kish thyer një urdhër arresti shtëpie në vitin 2016. Pasho ishte personi që prindërit e tij Shpëtim dhe Teuta morën rrugën drejt Italisë në 2015 për ta takuar teksa ai do dilte nga burgu.
Nga ai moment prindërit e tij humbën kontaktet duke mos u kthyer më në Shqipëri, por Taulanti rezulton se është kthyer dhe nga jeta e tij në rrjetet sociale duket i qetë dhe pa pengun se prindërit që shkuan për ta pritur tek dera e burgut nuk gjinden.
Në katër valixhe të shpërndara në zonën e burgut ku doli Taulant Pasho në Soliçano në afërsi të autostradës Firence-Livorno.
Fillimisht u gjetën tre valixhe pardje dhe e katërta një ditë më parë duke pasur brënda të gjitha pjesët e trupit të çiftit Pasho.
Taulant Pasho sot 33 vjeç është në kërkim nga autoritetet italiane dhe personi që për hetuesit italian e shqiptarë ka interes të merret në pyetje për fatin e prindërve të tij.
Hedhur një sy rrjetit të tij social nuk mungon jeta luksoze, varëse e florinjtë dhe qentë pitbull me të cilët ai në Itali i përdorte si roje të drogës.Shqiptarja.com