Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një filial të një banke private në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Bill Klinton”, teksa punëtorët e kompanisë kanë qenë duke depozituar paratë.
Mësohet se grabitësit kanë pasur informacion për dorëzimin e një shume parash dhe kanë gjuajtur pikërisht këtë moment ku nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë arritur të grabitin paratë dhe të largohen menjëherë.
Policia kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për rastin, ndërsa nuk bëhen të ditura informacione të tjera.
Loading...