Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku eshte takuar me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi.
Takimi mes Ramës dhe Ruçit vjen në një kohë kur të gjithë presin emrin e ministrit të ri të brendshëm, pas dorëheqjes së dhënë nga ana e Sandër Lleshajt.
Disa emra që qarkullojnë tashmë në rrethin e ngushtë të gazetarëve, ku shumë shprehen se zgjedhja e Ramës për të qetësuar turmën do të jetë ajo e një femre në krye të rendit.
Në liste qendron Elisa Spiropali, Mimi Kodheli, por nuk përjashtohet as lëvizja paralele e Olta Xhaçkës, nga Mbrojtja te Ministria e Brendshme./lajmifundit
Loading...