Prizren – Ngjarje makabër , nëna 27-vjecare mbyt fëmijën e sapolindur

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Prizren, ku një nënë akuzohet se ka mbytur foshnjen e saj të sapolindur.

Policia ben me dije se ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së premtes, ku në tavanin e shtëpisë është gjetur edhe foshnja e pajetë e gjinisë mashkull.

Trupi i foshnjes është dërguar në morg ku pritet ti bëhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Ndërkohë policia njofton se ka vënë në pranga nënë 27-vjeçare me iniciale M.B. Nëna akuzohet nga Prokuroria e Prizrenit për vrasjen e foshnjes ku ka nisur edhe një hetim për të. 27-vjeçarja ishte e pamartuar çka shton dyshimet se krimin makabër mund të jetë pikërisht nga ajo.

“Dyshohet se një grua në shtëpinë e saj e ka lindur foshnjën edhe dje kemi marrë informacion se foshnja gjendet pa shenja jete në tavanin e shtëpisë së të dyshuarës…Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e ka marrë foshnjën pa shenja jete dhe e ka dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Nëna është dërgu në spital për trajtim mjekësor pas kësaj e njëjta eshtë ndaluar për 48 orë”, deklaron Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala

Loading...