Pas mungesës së energjisë elektrike për një kohë të gjatë, një banori nga zona e Vlorës i është zgjidhur problemi në një kohë mjaft të shkurtër.
Kësaj here nuk ka qenë platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” ajo që i ka ardhur në ndihmë për zgjidhjen e problemit, por ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama.
Banori nga zona e Vlorës i ka kërkuar ndihmë Kryeministrit Edi Rama për mungesën e energjisë elektrike në biznesin e tij, ndihmë e cila i ka ardhur në një kohë mjaft të shkurtër duke zgjidhur edhe problemin.
“Kam investuar 3000 metra territor e kam mbjell me ulli këtu e 7 vite më parë, kam bërë godinën e banimit dhe stallë për të mbajtur 500 deri në 1000 pula”, shprehet ndër të tjera qytetari në mesazhin drejtuar Kryeministrit.
Kryeministri ka publikuar gjithashtu edhe pamjet nga transformatori i cili do t’i shërbejë qytetarit për lehtësimin e vazhdimit të aktivitetit të tij.
/e.caushi/