Profesoreshë Silvana Bala: Kemi bërë më të mirën tonë

Fryma e grupit, bashkëpunimi me qytetarët me zbatimin e masave, janë cilësuar si çelës të suksesit të Shqipërisë në betejën e koronavirus.

Profesoreshë Silvana Bala në një video mesazh ka bërë një përmbledhje të përgjithshëm të situatës COVID-19 në vendin tonë, ku është ndalur në disa pika kryesore.

Ajo thekson se është bërë maksimimi për trajtimin e këtyre të sëmurëve në zbatim të protokolleve të sugjeruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Fillimisht u mendua që do ishte një valë shumë e madhe e pacientëve, falë masave të marrave dhe kushteve në spital, kjo punë u përballua me SUKSES dhe themi se kështu do e mbyllim.

Kemi punë për të bërë, deri sa të dalim nga kushtet e një spitali COVID-19. Puna ka qenë e përbashkët nga mjekët, infermierët, sanitarë. Kemi trajtuar të sëmurë në gjendje mesatare, por edhe në gjendje të rëndë klinike, kemi bërë maksimumin tonë, kemi zbatuar protokollet e aprovuara nga OBSH, këto protokolle ishin të shpejta të sakta.

Të sëmurët që konsideroheshin shumë të rëndë, janë futur në reanimacione, disa nga këto kanë pasur nevojë që të jenë edhe në frymëmarrje të intubuara. Numri i vogël i rasteve të humbura, indikacion i rëndësishëm për luftën, masat dhe zbatimin e protokollit”, shprehet Bala.

Videoja është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Punë e palodhur e ekipit mjekësor të spitalit COVID2, ku po marrin shërbim pacientët në gjendje më të rëndë.

Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimin e prof. Silvana Balës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, shkruan Manastirliu.

Loading...