Prokurori De Raho i bëri këto komente në konferencën “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit të burgjeve në eksperiencën italiane” duke shtuar se këtë e vërtetojnë ligjet që janë miratuar nga Parlamenti shqiptar si edhe angazhimi i përditshëm i kolegëve, të zyrave gjyqësore italiane që bashkëpunojnë me ata shqiptarë çdo ditë.
Më tej, Prokurori De Raho u shpreh se “bashkëpunimi midis magjistraturës italiane dhe magjistraturës shqiptare do të jetë një ndër më të rëndësishmit dhe domethënës në panoramën ndërkombëtare. Unë garantoj që drejtoria ndërkombëtare kundër mafias dhe antiterrorizmit do të jetë e gatshme për të ofruar çdo mbështetje të mundshme magjistraturës shqiptare”.
“Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorizmit është e gatshme të mbështesë këtë angazhim me çdo mjet dhe një angazhim të plotë”, tha De Raho./atsh/