Prokuroria jep pretencën për Balilin

Prokuroria kërkon 18 vite burg për Klemend Balilin, i cili me gjykim të shkurtuar përfiton 12 vite.

Ai po gjykohet per trafik ndërkombëtar të drogës dhe u vetëdorëzua në polci pak kohë më parë.
I.sh-zyrtari i lartë akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.

Si prova fajësie u renditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.

Loading...