Zyra e Gjendjes Civile në njësinë administrative Margegaj ka bëre çregjistrimin e Admir Muratajt duke konfirmuar keshtu vdekjen e tij.
Në certifikatë thuhet se Admir Murataj ka vdekur me datë 9 prill në rrugë nga një plumb në kokë.
Pritet që gjykata të marrë vendim për pushimin e çështjes.
Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.
Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.
Loading...