Prostitucioni në qendrat e masazheve, gazetarja zbardh çfarë ndodh në vendin tonë

Gazetarja Aida Topalli thotë se vajzat që shfrytëzohen për prostitucion në qendrat e masazheve, janë nën 35 vjeç.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Topalli u shpreh se ato janë bashkëpunuese me policinë dhe kanë treguar se e bëjnë me vullnetin e tyre.

Sipas Topallit, vazjat zgjedhin këtë rrugë për të bërë para më shpejt.

“Është dëshirë për të bërë para shpejt. Kjo është e qartë, nga një pjesë e mirë e rinisë. Zgjedhin rrugën më të shkurtër për t’i bërë këto para, zgjedhin prostitucionin. Janë mosha të reja. Nuk e kalojnë moshën 35 vjeç. Ofrojnë trupin e mirë, freskinë rinore, shpeshherë janë edhe bashkëpunuese me policinë, thonë se e kanë bërë me vullnetin e tyre”, theksoi ajo.

Loading...