Një prostitutë me origjinë shqiptare është vënë në pranga nga policia italiane pasi akuzohej për dhunë dhe për vjedhje ndaj një shtetasi italian.
Mësohet se Policia është njoftuar nga një shtetas italian nga Roma, 47 vjeç, se 32-vjeçarja shqiptare kishte ushtruar dhunë ndaj tij dhe më pas e kishte nxjerrë jashtë në ballkon.
Pasi i kyçi edhe derën ajo i mori atij të gjitha sendet personale dhe makinën, duke u larguar me shpejtësi. Italiani tha se shqiptarja ishte larguar me dy bashkëpunëtorë, një grua dhe një burrë.
Ngjarja ka ndodhur në një prej lagjeve të kryeqytetit italian, ku “çifti” kishte shkuar për të kaluar natën bashkë.
Por “aventura” e shqiptares nuk zgjati shumë pasi makina u gjurmua dhe ajo u arrestua.