Protesta e opozitës, 1500 policë rrethojnë kryeministrinë

Opozita protestojë sërish sot para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë në orën 18.00.

Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera ku qytetarët do të mblidhen para selisë së qeverisë në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën ‘Ismail Qemali’.

Mësohet se rreth 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Veç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit.

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar cdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik.

Loading...