Protesta e opozitës pa afat, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Kujdes!

Nje dite para protestes se lajmeruar nga opozita ne daten 13 prill ne Tirane, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje qytetarëve amerikane të shmangin në formë kategorike kalimet në vendin ku është parashikuar të mbahet protesta e opozitës.

Ambasada ne njoftimin e saj te sigurise, thekson se kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur, ndërsa shton se një pjesë e qytetarëve shqiptarë do te mblidhen te protestojnë kundër qeverisë.

“Pikat e mundshme të grumbullimit të protestuesve në Tiranë janë: Godina e Kryeministrisë, Godina e Parlamentit, godina të tjera qeveritare.

Një demonstratë pritet të zhvillohet pranë godinës së Kryeministrisë më 13 prill, 2019, duke nisur nga ora 6 e pasdites. Grupi synon të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur.

Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.

Personeli i Ambasadës amerikane dhe familjarët e tyre udhëzohen që të shmangin të gjitha pikat e mundshme të grumbullimit, ku zhvillohen apo pritet të zhvillohen demonstratat. Shmangni grumbullimet e mëdha dhe çdo zonë ku zhvillohen, apo mund të zhvillohen demonstrate.

Tregoni kujdes për situatën përreth. Ndiqni informacionet e fundit të mediave vendase. Ruani profil të ulët”- thuhet në publikimin e ambasades.

Loading...