Protesta e studentëve, Berisha: Tarifa 5 herë më të larta se në BE

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.

Këtë e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha në një status në Facebook i cili shprehet se “Studentët janë në protesta të fuqishme kundër tarifave 4-15 here më të larta se në të gjitha vendeve te BE dhe gjobave të turpshme të narkoqeverise bandite”.
“Ju bej thirrje studenteve te bashkohen me protesten deri ne pergjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobe ndaj tyre,” shkruan Berisha.
Statusi i plotë
“Studentet ne protesta te fuqishme kunder tarifave 4-15 here me te larta se ne te gjitha vendeve te BE dhe gjobave te turpshme te narkoqeverise bandite.Qindra studente te Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit & Arkitektures dhe Urbanistikes perseri sot ne proteste kunder rritjes se tarifave nga Edi Rama. Te gjithe studentet kerkojne anullimin e ketij vendimi i cili rendon mbi xhepat e cdo familje.
Ju bej thirrje studenteve te bashkohen me protesten deri ne pergjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobe ndaj tyre. Studentet do fitojne! sb,”

(e.f/BalkanWeb)

Loading...