Protesta – Incidentet e para tek Kryeministria

Protesta e opozitës pas fjalës së Flamur Nokës, ka vazhduar me një marshim simbolik, duke rrethuar godinën e kryeministrisë.

Më pas ish deputeti i Partisë Demokratike, bëri thirrje për një tjetër marshim përreth godinës së kryeministrisë, që po vijon ende tani.
Gjatë marshimit të protestuesve rreth godinës, eshte regjistruar edhe hedhja e shashkave, tymueseve dhe objekteve të tjera drejt kryeministrisë.

Situata është e qetë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë konfrontim me policinë, që ndodhet me numra të shumtë përreth godinës.

Nga Garda jane shtuar masat e sigurise ku janë përforcuar xhamat e derës së kryeministrisë, ndërsa edhe shtyllat ku janë vendosur altoparlantet, janë lyer me një material, që pamundëson hipjen në to.

Loading...