Sipas nje informacioni te shperndare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, dy efektivë kanë marrë plagë me mjete të forta në kokë dhe kurriz.
Ata janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.
Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.
Loading...