Protesta në Beograd/ ‘Vuçiç hajdut, e hapi vendin për zgjedhjet dhe tani e mbylli prap’

Mijëra serbë protestuen pasi presidenti Alexandër Vucic vendosi të rikthejë shtetrrethimin këtë fundjavë në Beograd.

Turmat e zemëruara pushtuan sheshin përpara parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit.

Me thirrjet “Hajdut”, “Turp”, “Dorëheqje” protestuesit tentuan të shpërthejnë dyert e parlamentit, disa prej tyre munden të hyjnë brenda por u përballen me forcat e policisë.

Qytetarët fajësojnë presidentin Vucic për rëndimin e situatës epidemiologjike në vend.

“Protestojmë për sjelljen e papërgjegjshme të qeverisë. Ata hoqën të gjitha kufizimet për zgjedhjet dhe tani pasi morën atë që deshën na rikthejnë në izolim. Faji është i tyre”“Gjendja nga covid 19 është alarmante sepse shteti ynë vendos interesat e tij përpara shëndetit të qytetarëve. ”

Pas ndërhyrjes së forcave te policise me gaz lotsjellës, protestuesit reaguan duke hedhur predha, gurë, shishe dhe vezë.

Ata i vunë flakën disa automjeteve të policisë. Te pakten 20 persona kane mbetur te plagosur.

Nga kjo e mërkurë, në Beograd do të ndalohet çdo tubim publik me më shumë se 5 persona ndërsa Shtabi i Krizës pritet të vendosë nëse do të rikthehen fashat orare në të gjithë vendin.

Presidenti Aleksandar Vucic, e konsideroi gjendjen alarmante dhe kritike ndërsa të martën u raportuan 13 viktima.

Serbia shkoi nga një prej bllokimeve më të rrepta në Europë në rihapjen gati-të plotë në fillim të muajit maj.

Në vendin me 8.7 milionë banorë, rreth 17 mijë persona janë të infektuar dhe 330 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Loading...