Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë kallëzim penal për drejtuesit e Policisë së Shtetit në Shkodër pas ngjarjeve të ndodhura një ditë më parë në Shkodër ku u zhvillua protestë për vrasjen e Klodian Rashës.
Ademi denoncon veprimet e kundra ligjshme dhe kriminale të kryer sipas saj, nga punonjës së Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore.
Gjithashtu ajo zbulon edhe telefonatën e kryer në numrin 129, ku kërkon mbrojtje të institucioneve nga ana e policisë.
“Për pasojë, gjatë dëmtimeve të godinës së Partisë Socialiste që zgjatën më shumë se gjysmë ore sipas transmetimeve nga mediat audio vizive, Policia e Shtetit nuk veproi për të ruajtur institucioneve. Njerëz të thjeshtë reaguan duke mos lejuar dëmtime të qëllimshme. Policia në asnjë rast”, thuhet në padinë që Voltana Ademi ka depozituar në Prokurori.