Protesta në Tiranë: Merrni masa, mos na fusni në konflikt me policinë

Banorët e Laprakës kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë shembjen e shtëpive nga projekti i Unazës së Madhe.

“Si thotë edhe Bledi dua ti them kryetarit të bashkisë, asnjë banor në Shqipëri nuk ka disa vila, kemi një shtëpi hera e fundit që ta them do të jetë kur të vish te shtëpia ime, jam shumë dakord me projekte por bëji marrëveshjet sic duhet ajo i që kam parë nuk është marrëveshje por një copë paçavure sepse me dy vjet bonus qiraje nuk pashë të shkuar se kur do ta marr shtëpinë.

Eja Veliaj diskuto me banorët dhe na jep zgjidhje dhe mos shkruj te kontrata se në cilën datë apo orë dhe mos na sillni shkresa për të na nxjerrë për tre ditë se nuk kemi se ku shkojmë unë i them Veliajt hajde se me këtë pagesë unë do të dal kur të dush nëse vjen me gjen një shtëpi në tre dhoma ma gjen me 250mijë lekë unë nuk e dua atë kontratë, do të vej bast publik me ty nëse ma gjen me 250 mijë lekë unë nuk dua as qira as shtëpi,

unë kam 30 vite këtu zoti kryeministër se po më coni 30 vite mbrapsht, paguaj taksa rregullisht që ta kujtoj zoti kryeministër në 2006 nuk na jepnit një certifikatë por ku erdhët ku e kaluat te uji e sot më thua je pa shpi.

Shko gjeje korrupsionin dhe na jep paret e pronat se nuk jemi pa prona, s’dua ë bëjmë si ata në Shkozë, por nëse më prish shtëpinë më ke prish jetën dhe familjen. Ju jeni shteti po mua aty do më keni, shteti të vret të burgos ne dalim në protestë me mbrojt shpitë dhe na thërret prokuroria se mbroni shtëpitë.

Kurse të tjerë me 21 janar nuk përgjigjet njeri, kështu që merrni masa se duam zgjidhje dhe mos na fusni në konflikt me policisë, pronat i kemi ndërtuar më djersë” tha qytetari.

Loading...