Protesta të dhunshme për vr.asjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, mbetet i vr.arë polici në SHBA

Një oficer policie ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagos nga të shtënat me armë gjatë protestave në Oakland, Kaliforni, për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

CNN raporton, duke shpjeguar se të paktën 7500 njerëz dolën në rrugë për të demonstruar. Sipas mediave të huaja nga protesta e dhunshme janë shkatërruar dhe plaçtikur dyqane, janë djegur makina e shumë dëme të tjera ndaj forcave të policisë.

Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd 46 vjeç, në duart e autoriteteve në Mineapolis ditën e hënë.

Qindra njerëz kanë protestuar sot para Shtëpisë së Bardhë, duke brohoritur “Nuk mund të marr frymë”, fjalët të cilat i kishte thënë Floyd. Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim të premten për shkak të kërcënimeve për sigurinë. Minesota, Neë York-u dhe Atlanta kanë nuk kanë pushuar nga protestat e dhunshme për ditë me radhë, në kërkim të drejtësisë për Floyd.

Loading...