Policia ka vendosur per here te dyte gjobe ndaj Lulzim Bashes, nje dite pasi leu i opozites u ndeshkua per pjesemarrjen ne takimin me tregtaret ne Durres.
Akti normativ i qeverisë ndalon grumbullimet e njerëzve për shkak përhapjes së koronavirusit. Mbledhja përpara Teatrit Kombëtar i ka kushtuar gjobën e dytë kreut të PD, Lulzim Basha, pas asaj që mori në Durrës.
Sipas aktit normativ, kur një person është përsëritës merr një gjobë më të rëndë, ose dënohet me burg.
Policia e Tiranës ka vendosur 30 gjoba, të cilat janë shoqëruar edhe me heqje patente janë vendosur në bazë të aktit normativ dhe në kuadër të masave anti covid.
Gjobat e vendosura nga policia janë në vlerën e 10 mijë lekëve dhe të shoqëruara me heqje të patentës.