Protestë me art në rërë, mesazh liderëve të G7: Hiqni dorë nga pasaportat e vaksinës Covid

Teksa lidërët e G7 janë mbledhur në Britaninë e Madhe për samitin e radhës, i cili për herë të parë po zhvillohet fizikisht nga shpërthimi i pandemisë, vjen një tjetër protestë që tërheq vëmendjen për vaksinimin e vendeve të varfra në të gjithë botën.

Aktivistët e grupit “Avaaz”, nëpërmjet një artit të rërës kanë përcjellë mesazhin për udhëheqësit e G7 që të heqin dorë nga pasaportat e vaksinës Covid dhe për të mundësuar një qasje më të mirë për njerëzit më të varfër në botë.

Udhëheqësit e G7 përballen me thirrje nga organizata të tilla si Oxfam dhe Amnesty International për të rënë dakord për një pezullim të patentave në samitin. Edhe administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden doli në favor të pezullimit të patentës muajin e kaluar.
Por vendet evropiane shprehën dyshime dhe kancelarja gjermane Angela Merkel është plotësisht kundër kësaj ideje. BE tha muajin e kaluar se në vend të kësaj do të ofronte 100 milion doza për vendet e varfëra në fund të 2021.

Aktivistët e grupit Avaaz, që do të thotë “zë” është një platformë në internet që organizon njërëzit nga e gjithë bota të ndërmarrim veprime – nënshkrimin e peticioneve, financimin e fushatave mediatike, thirrjen dhe lobimin e qeverive, dhe organizimin e protestave.

Fushatat e komunitetit Avaaz në 15 gjuhë, të shërbyera nga një ekip thelbësor në 6 kontinente dhe mijëra vullnetarë.

Loading...