Paralelisht me studentët e kryeqytetit, janë ngritur në protestë edhe ata të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Po ashtu si studentët e Tiranës, ata kërkojnë heqjen e tarifës të vendosur në maj të vitit 2018 nga Këshilli i Ministrave.
Gazetari Fatmir Popja raporton se studentët në Elbasan paralajmërojnë edhe bojkotim të mësimit deri në pezullim të vendimit nga MAS.
Studentët kërkojnë heqjen e tarifës prej 400 lekësh të reja për çdo kredit për provimet e mbartura. Në protestë ata janë shprehur se kjo tarifë është bërë me qëllim zhvatjen e buxhetit të familjeve shqiptare, duke e cilësuar si të papërballueshme.
(BalkanWeb)
Loading...