Protestës së studentëve i bashkohen edhe 100 studentë të verbër

Protestës së sotme i janë bashkuar edhe studentë me aftësi të kufizuara.

Mësohet se janë mbi 100 studentë të verbër por dhe fëmijë të personave të verbër që më përpara përfitonin nga statusi i të verbrit që ofronte arsim publik falas.

Sipas tyre me reformën e arsimit që u bë nga zonjën Nikolla dhe VKM vështirësoi shumë rrugën e personave me aftësi të kufizuar të vazhdojnë shkollat e larta.

“Ne e kishim falas arsimin bachelor dhe master por tani është e vështirë sepse shteti nuk të ofron kushte dhe as tekste në Brajl për këtë kategori personash. Ne na duhet të përshtasim literaturën ta skanojnë me pagesë ose të marrim një person ta lexojë këtë literaturë”, shprehet një prj studenteve.

Loading...