Protestuesit në Tiranë kërcënohen me armë zjarri nga një person i veshur civil

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme teksa banorët e Babrrusë, Paskuqanit dhe të “5 majit” janë mbledhur për të protestuar kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Incidenti ka ndodhur në momentin që protestuesit kanë bllokuar rrugën ku një prej drejtuesve të automjeteve i veshur civil, ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar protestuesit. Më pas është larguar pa hasur në asnjë lloj reagimi nga ana e policisë së shtetit.

Kjo ka revoltuar banorët të cilët u ndjenë të kërcënuar dhe të pambrojtur për faktin se policia nuk ndërhyri në asnjë moment.

Banorët: Ç’janë këto civila more qeveri hale? Pse policia nuk e shoqëron civilin që nxjerr armën. Ai mund të jetë civil dhe mund të jetë gjithçka, për çfarë e nxjerr armën ai?

Loading...