Provokim apo gabim? Stadiumi në Serbi emërtohet me emrin e Skënderbeut në Google Maps

Emërtimi i një stadiumi atletik në Serbi në Google Maps ka sjellë një lumë reagimesh nga qytetarët serb në rrjete sociale.

Kjo për shkak se emri i stadiumit atletik në zonën e Kraljevës mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Në fakt emri i saktë i stadiumit është “Djuradj Kastriot Skenderbeg Stadium” por është shkruar në gjuhën shqipe, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Media serbe “Blic” ka publikuar edhe disa nga komentet e bëra nga serbët në rrjetet sociale, duke treguar edhe si është përjetuar ndryshimi i emrit të stadiumit.

“Pavarësisht nëse ka qenë një sulm nga piratë interneti apo provokim, kushdo që e bëri tregoi një injorancë të madhe”, shkruan një prej serbëve. Një tjetër aludon kështu: Ata kanë marrë urdhër nga Thaçi”.

Nuk mungon revolta për aplikacionin: “Reagoni ndaj Google vëllezër”. “Skënderbeu është një serb i racës së pastër”, është një tjetër koment, ndërkohë që nuk ndalen me kaq: “Hakerat shqiptarë janë të palodhur, ndërsa ne jemi dembelë”.

Loading...