PS mori 74 mandate, Rama preket pas fjalimit të fitores

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka mbajtur fjalën e fitores para mijërave qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Foto/ PS mori 74 mandate, Rama preket pas fjalimit të fitores

Teksa falënderoi skuadrën e tij dhe shqiptarët, që e votuan më 25 prill, Rama u shpreh se “ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm me fuqinë e jashtëzakonshme të ambicies për Shqipërinë dhe të një shpirti gare që nuk ka të dytë në këtë vend”.
Ndërkohë në fund të fjalimit të tij, Rama në një moment është parë i prekur nga gëzimi për fitoren e arritur.

Loading...