Pse duhet të hamë sa më shumë qershi? Ja 6 arsye…

Luftojnë dëmtimin e radikaleve të lira

Ngjyra e kuqe dhe e errët e qershive vjen nga përqëndrimi i lartë i anthosyanins, që janë antioksidantë. Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit qelizor, kancerit, plakjes dhe sëmundjeve të ndryshme. Kjo do të thotë se duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë, do të mund të zëvendësoni radikalët e lira në trup para se të dëmtojnë qelizat.

Ndihmojnë në shëndetin e zemrës

Universiteti i Michigan-it doli në përfundimin se qershitë mund të jenë më të mira se barnat kur vjen puna tek shëndeti kardiovaskular, duke qenë se janë të pasura me përmbajtje që zvogëlojnë rrezikun e ndonjë goditje në zemër.

Zvogëlojnë dhimbjet e muskujve

Pirja e lëngut të qershive ka ndikim të madh në zvogëlimin e dëmtimit të muskujve dhe dhimbjes së tyre gjatë ushtrimit të aktiviteteve fizike. Departamenti i Mjekësisë në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon studioi efektet e qershisë në sportistë të ndryshëm dhe mënyrën sesi menaxhonin dhimbjen. Gjysma e vrapuesve në maratonë piu lëng qershie dhe në fund kishte më pak dhimbje të muskujve se pjesa tjetër.

Ndihmojnë për të fjetur më mirë

Nëse zakonisht përpiqeni sa andej-këtej kur shtriheni për të fjetur, konsumoni qershi gjatë ditës dhe do të flini si kurrë më parë. Lëngu i qershive është i pasur me melatonin, hormon përgjegjës për të kontrolluar ciklet e gjumit.

Përmirësojnë shikimin

Qershitë përmbajnë beta-carotene, lëndë ushqyese që gjendet me shumicë tek karrota dhe njihet për vetitë e saj në përmirësimin e shëndetit të syve.

Janë të pasura me kalium

Kaliumi luan një rol kyç në sigurimin e mineraleve në organe si zemra, veshkat, truri dhe indet muskulare. Gjithashtu ndihmon në mbajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të lëngjeve në trup, redukton rrezikun e goditjeve në zemër, përmirëson hipertensionin, pakëson ngërçin e muskujve dhe i forcon ato.

Loading...