Pse duhet të konsumoni sa më shumë lëng nga boronica e kuqe – Ja 13 arsye…

Shumica e njerëzve e dinë se boronica e kuqe trajton infeksionet urinare.

Megjithatë, boronica e kuqe ka përfitime të mëdha shëndetësore.
Lëngu i boronicës përmban shumë kalori.

Indianët e vjetër i kanë konsumuar ato si ushqim dhe si përbërës për trajtimin e plagëve, shkruan portali arbresh.info
Më poshtë mund të lexoni se cilat janë përfitimet e shumta të lëngut nga boronica e kuqe.

Parandalon infeksionet urinare
Për disa mijëra vite, boronica e kuqe është përdorur për të parandaluar infeksionet e traktit urinar. Studimet e shumta kanë theksuar se boronica e kuqe parandalon edhe sëmundjet e veshkave.

Prishja e dhëmbëve dhe sëmundjet periodontale
Proanthocyanidines e gjetur në boronicën e kuqe pengon në rritjen e bakterieve në gojë, të cilat shkaktojnë prishje të dhëmbëve. Besohet se lëngu nga boronica e kuqe parandalon prishjen e dhëmbëve dhe promovon shëndet të mirë oral.

Parandalon kancerin
Studimet e kryera nga Universiteti i Mjeksisë në Athinë, kanë gjetur se boronica e kuqe është e dobishme në parandalimin e kancerit të prostatës dhe gjirit.

Ftohja dhe gripi
Konsumimi i lëngut të boronicës pengon në rritjen e bakterieve që shkaktojnë gripin. Ky lëng lehtëson dhimbjet e fytit dhe simptomat tjera të ftohjes.

Humbja e peshës
Acidet organike që përmban lëngu nga boronica e kuqe mund të ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave në trup.

Gurët në veshka
Lëngu nga boronica e kuqe parandalon formimin e gurëve në veshka.

Ulçera
Ulçera shkaktohet nga përhapja e bakterieve në stomak. Lëngu nga boronica e kuqe jo vetëm që e pengon aftësinë e riprodhimit të bakterieve, por edhe zvogëlon inflamantimin e traktatit.

Forcon imunitetin
Studiuesit në Universitetin e Floridës, kanë gjetur se pirja e lëngut të boronicës së kuqe forcon në mënyrë të dukshme sistemin imunitar.

Parandalon plakjen e hershme
Antioksidantët që përmban boronica e kuqe, ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës. Aftësia e tyre është për të luftuar radikalët e lirë dhe gjithashtu ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës.

Inflamacioni i mushkërive
Inflamacioni i mushkërive ndodh për një sërë arsyesh, duke përfshirë të ftohtin dhe pirjen e cigares. Lëngu i boronicës së keqe ndihmon në lektësimin e inflamacionit dhe mund të përmisojë frymarrjen.

Shëndetësisa kardiovaskulare
Boronicat e kuqe ndihmojnë shumë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Studimet kanë gjetur se boronica e kuqe parandalon mbylljen e arterieve dhe parandalon kolesterolin e keq.

Shtatzënia e shëndetshme
Nivelet e larta të vitaminës C dhe E që gjenden në boronicën e kuqe, ndihmojnë shumë gratë shtatzëna, sidomos në parandalimin e infeksioneve.

Lëkurë
Boronica e kuqe ndihmon tej mase njerëzit që vuajnë nga çrregullimet hormonale. Ky lëng e bën lëkurën e fytyrës shumë më të butë dhe më të ndritshëm. Gjithashtu, ndihmon edhe në largimin e puçrrave./burimi: Health/ arbresh.info/

Loading...