Tashmë është bërë trend puthja e fëmijëve në buzë si shprehje e dashurisë së madhe prindërore. Por a është kjo mënyra e duhur për t’i treguar fëmijëve që i duam?
Mjekët thonë se fëmijët duhet të ndjehen të dashur dhe të sigurt në mjedisin familjar. Por puthja në buzë nuk është ideja më e mirë për të shprehur dashurinë prindërore.
Buzët dhe goja janë kufijtë personalë të trupit të një fëmije, shpjegojnë psikologët . Kur puthni një fëmijë në buzë, u tregoni atyre se kufiri i trupit të tyre është i hapur dhe se cdokush mund të ndërhyjë në territorin e tyre pa asnjë problem.
Prindërit pushtues mund të rrisin rrezikun që fëmija i tyre të zhvillojë një “sindromë viktimë” me pamundësinë për të thënë “jo” dhe për të menaxhuar kufijtë e tyre personal.
Mjekët, dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se ka një numër të madh të mikrobeve në gojën tonë që mund të mos infektojnë të rriturit, por që mund të transmetohen te fëmijët dhe t`i dëmtojnë shumë ata.
Meqenëse fëmija ka një sistem imunitar më të dobët, sqarojnë psikologët, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës.