Kandidati për deputet i PD-së, Ervin Salianji, i cili doli fitues në 25 prill, deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund të flasë për rezultatin e zgjedhjeve në një kohë kur ato nuk janë certifikuar.
I ftuar në News 24 Salianji tha se nëse Basha do të fliste para kohe, do të tradhtonte besimin e demokratëve.
“Unë nuk di që një kryetar partie të flas pa u certifikuar zgjedhjet. Të gjithë flasin pasi certifikohet rezultati. Nëse do të fliste kryetari i partisë, në çdo vend të botës, nëse flet ky është beteja e hapur, dëmton. Nëse Basha do të dilte pa u mbyllur procesi, do tradhtonte besimin e demokratëve. Edhe në kërkojmë largimin e Ramës,” tha Salianji.
Loading...