Pse i braktisin nënat në Shqipëri bebet e tyre të sapolindura? Flet Drejtuesja e Shtëpisë së Foshnjës

Drejtuesja e Shtëpisë së Foshnjes, Orjeta Hasanaj ka treguar në një lidhje me “News Line” se në këtë qendër ka punonjës social që ndihmojnë nënat, të cilat detyrohen të lënë fëmijët. Ajo ka zbuluar se disa nga shkaqet e braktisjes janë kushtet e vështira ekonomike, apo opinioni publikë, pasi disa nëna kanë një fëmijë jashtë martese.

Sakaq, Hasanaj theksoi se nëse nëna i drejtohet instancave kur lind fëmijën, atëherë do të ketë mbështetje në rritjen e tij.

“Ka punonjës social të cilët orientojnë nënën që të lërë një fëmijë në rrugë të ligjshme, nëse nuk ka mundësi të kujdeset për të, qoftë për shkak të opinionit, qoftë për shkak të kushteve sociale-ekonomike. Shteti shqiptar ka të gjitha strukturat përkatëse për të ofruar shërbimet për fëmijët. Përkatësisht, unë përfaqësoj një qendër ekzemplare kombëtare dhe ofrojmë përkujdes për fëmijë që janë pa kujdes prindëror.

Arsyeja e lënies së fëmijëve mund të jetë e ndryshme, mund të jenë nëna që gjenden në vështirësi ekonomike dhe nuk ka mundësi të kujdesen për fëmijët e tyre. Mund të jenë nëna që mund të kenë një fëmijë jashtë martese dhe për shkak të opinionin publikë që mbizotëron në kulturën tonë, mund të detyrohen të bëjnë një veprim të tillë.

Nëse nëna do të lindë fëmijën dhe do t’i drejtohet instancave përkatëse, atëherë për fëmijën do të kemi mbështetje, do të mbulohet e gjithë mirërritja dhe do të kalojë në përkujdesin e shtetit”, u shpreh drejtuesja e Shtëpisë së Foshnjes.

Loading...