Pse kemi nevojë të flemë në errësirë

Duhet t’i mbajmë dhomat tona të gjumit sa më errët të mundemi dhe të evitojmë dritën blu para se të shkojmë në shtrat.

Dhoma e gjumit moderne është plot me drita dhe pajisje elektronike, me monitorë kompjuterësh dhe radion me orën e zgjimit, përveç smartfonëve thuajse gjithnjë prezentë që vibron dhe ndriçon krah nesh.

Ajo që shkenca do të na thotë, është se, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës natën, çon në një sërë problemesh shëndetësore.

Për të kuptuar se përse, ekspozimi ndaj dritës natën është diçka e rëndë, duhet të konsiderojmë evolucionin njerëzor.

Para epokës së gurit, qeniet njerëzore ishin të ekspozuar vetëm ndaj dy llojeve të dritës natyrale, të përgjegjshme për rregullimin e ritmit.

Gjatë ditës kishte diell, ndërkohë gjatë natës ishte hëna dhe yjet dhe mbase drita e zjarrit.

Kjo skemë ditë-nate ka ndërtuar të gjithë programin e brendshëm biologjik.

Ditët e sotme kemi dritën artificial gjatë natës. Ky ndriçim i ambjenteve të brendshme është më pak i fuqishëm se drita e diellit, por është më e fuqishme se drita e hënës dhe yjeve, një diferencë që ndikon në një sërë reagimesh biokimike, përfshirë dhe prodhimin e kortizolit dhe melatoninës.

E kjo e fundit është çelësi për të kuptuar pse drita natën na bën dëm.

Kjo përbërje biokimike prodhohet nga gjendrat e trurit natën, kur është errësirë, për të rregulluar ciklin tonë të gjumit dhe zgjimit.

Kjo ul presionin e gjakut, nivelin e glukozës dhe temperaturën e trupit, përgjigja e fizikut tonë ndaj një gjumi të mirë.

Pjesa e trurit që kontrollon orën biologjike është një grup qelizazh në hipotalamus.

Këto qeliza u përgjigjen sinjaleve të dukshme dhe të errëta. Nervat optikë të syvve tanë perceptojnë dritën dhe lajmërojnë trurin se është momenti për t’u zgjuar.

Këto sinjale nisin edhe proçese të tjera, si përshembull, rritjen e temperaturës së trupit dhe prodhimin e hormoneve të kortizolit (hormoni i stresit)

Nivelet tona të kortizolit janë relativisht të ulëta gjatë natës, duke na lënë të flemë dhe janë më të larta gjatë ditës, duke lejuar stabilizimin e niveleve të energjisë dhe funksionimit të sistemit imunitar.

Loading...