Pse koronavirusi gjeti kaq shumë terren në Itali? Sipas studiuesve shkaku janë të…

Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi dhe me numrin më të lartë të viktimave pas Kinës. Pse koronavirusi u tregua më agresiv me Italinë se vendet e tjera?

Sipas një studimi të Universiteti të Oksfordit përhapja e koronavirusit në Itali u përshpejtua e para se vendi ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Japonisë, ku 22 % e njerëzve janë mbi 65 vjeç, një nga grupmoshat më të rrezikuara nga ky virus. Gjithashtu të rinjtë, të cilët kalojnë shumë kohë me gjyshërit e tyre duke u bërë mbartës dhe më pas transportues të koronavirusit te familjarët e tyre.
Shkencëtarët e Oksfordit besojnë se gjenerata të shumta që jetojnë nën të njëjtat çati ‘përshpejtuan’ përhapjen e virusit në Italinë rurale.

Më shumë se 31,000 njerëz janë diagnostikuar me virusin në vendin e goditur nga kriza dhe të paktën 2.503 njerëz kanë vdekur.

Është e mundur se lëvizja e të rinjve shkaktuan katastrofën. Në zonat rurale të rinjtë jetojnë me gjyshërit dhe familjarët dhe lëvizjet e tyre drejt Milanos apo qyteteve të mëdha janë të shpeshta.

Ata mund të kenë qenë kapur virusin gjatë udhëtimit dhe e kanë sjellë atë në shtëpi pa e kuptuar se ishin të sëmurë, thanë studiuesit e Oksfordit.

Vatra e Italisë nga koronavisuri ka qenë e përqendruar në Milano dhe në zonat më rurale që e rrethojnë atë në provincat Lombardi dhe Veneto.

Loading...