Pse nuk duhet të pini ujë kur hani ëmbëlsira

Pse të mos pini ujë kur të hani ëmbëlsira? Pirja e ujit gjatë ngrënies së ëmbëlsirave arrin të rrisë në shkallë shumë të lartë nivelet e sheqerit në gjak.

Rritja e niveleve të sheqerit në gjak është më lartë kur konsumohet uji, madje edhe më e lartë se sa kur hani më shumë ëmbëlsira në të njëjtën kohë pa pirë asgjë.

Këtë konkluzion kanë nxjerrë disa shkencëtarë dhe studiues në Amerikën e Jugut që kanë studiuar se uji ndihmon trupin të thithë më shumë glukozë nga ushqimi.

Rezultatet e studimit janë shumë domethënëse për njerëzit që nuk bëjnë dot pa të ëmbla. Dhe një nga zakonet më të përhapura është pirja e ujit për të eliminuar sheqerin e tepërt.

Por pse mjaft ëmbëlsira ju bëjnë të etur?

Glukoza që përmban sheqeri është përgjegjëse.

Kjo substancë që gjendet në çdo ëmbëlsirë është në gjendje të ngadalësojë kohën e marrë nga stomaku për t’u zbrazur.

Si rrjedhim lëngjet nuk arrijnë në kohën e duhur në zorrë, atje ku mund të përthithen. Ndaj zorrët sinjalizojnë etje.

Por edhe nëse pini ujë, etja nuk shuhet. Ju do të keni ndjesinë e etjes derisa të mbarojë zbrazja e stomakut. Pra derisa trupi juaj të ketë përdorur të gjithë glukozën e ëmbëlsirës së ngrënë.

Për këtë studim të ri, shkencëtarët analizuar nivelet e sheqerit në gjak në një grup prej 35 personash që hanin një ëmbëlsirë dhe pinë ujë para, gjatë ose pas ngrënies, ose nuk pinë fare.

Njerëzit që konsumuan ujë së bashku me ëmbëlsirën, treguan pikun më të lartë në nivelet e glukozës në gjak.

Nivelet e tyre ishin pothuajse dy herë më të larta se në grupet e tjera të përmendura.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak janë një shkak për shqetësim, sepse trupi mund të bëhet i pandjeshëm dhe të humbasë aftësinë për të rregulluar siç duhet nivelet e gjakut.

E gjithë kjo mund të çojë në diabet. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët sugjerojnë që uji të pihet para ose pas ngrënies.

Në përgjithësi njerëzit duhet të shmangin pijen në të njëjtën kohë me ëmbëlsirat, në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi i konsumit të sheqerit. Një këshillë e rëndësishme veçanërisht për ata që vuajnë nga diabeti.

Loading...