Fakti që pothuajse të gjithë piratët e mbajnë njërin sy të mbuluar, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me ndonjë defekt fizik, për shembull, verbërim ose dëmtim syri, por me diçka tjetër, ndoshta të panjohur për pjesën më të madhe të njerëzve. Sipas njohësve të fushës, mbulimi i njërit sy i ndihmon që t’i përshtaten sa më lehtë kushteve të ndryshme të dritës, pra fakti që ata detyrohen të hyjnë e dalin disa herë në anije, u krijon probleme me shikimin, kështu që e vetmja mënyrë për ta shmangur këtë fenomen është lidhja e njërit sy!
Studimet kanë treguar se në disa raste nevojiten deri në 25 minuta që të stabilizohet shikimi, domethënë për të kaluar nga drita në errësirë dhe anasjelltas!/albstroka.com